23:46 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Me luanët e Dardanisë në çdo fitore, në çdo sfidë

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.

Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.

Kosova edhe zhvilloi një ndeshje të madhe, kësaj radhe në Sofje, ku e dominoi Bullgarinë me lojë dhe me raste.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar me një postim një rrjetin social Facebook.

“Emocion i papërshkrueshëm ajo çfarë na ofruan në fushë, në mes të Sofjes, Luanët e Dardanisë. Me ju, secilën herë, në çdo fitore, në çdo sfidë”. /Indeksonline/