08:47 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me mëngjes në takim me përfaqësuesit shqiptarë të veriut!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim disa nga përfaqësuesit e komunave të veriut të Kosovës.

Në të njëjtin takim është folur për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të vendit, shkruan Indeksonline.

Nga ana e tij, Haradinaj i ka siguruar se Qeveria është e përkushtuar që të të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre.

Njoftimi i tij i plotë:

Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna. Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre.