Haradinaj me një minutë heshtje nderon familjen Jashari
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe stafi i tij, kanë nisur ditën me një minutë heshtje, njofton Indeksonline.
Kjo për të nderuar 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, dhe sakrificën e familjes Adem Jashari për liri.
“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline