Haradinaj: Me pasë shku Adem Hodza te Albini, ish kanë serb i mirë, si Ivanoviqi që ka vra shqiptarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haraidnaj, ka komentuar kritikat e shumta rreth bashkëpunimit të mundshëm me Adem Hodzën.
Para se të hyjë në Kuvend, ku do të mbahet seanca e tretë konstituive, Haradinaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes komuniteteve dhe partive shqiptare.
“Adem Hodza: Adem edhe Hoxhë, me iu bashku një partie shqiptare a me shku te Lista Serbe? Atëherë pse është mirë një serb, Nenad Rashiq t’i bashkohet një partie shqiptare si Vetëvendosja? Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të komnuniteteve, të bashkëpunojnë me partitë shqiptare. Ndërsa Nenad Rashiq është i lindur prej nane e babe serb, Adem Hodza, fëmijet e tij shkojnë në shkollë shqiptare në Prizren. Është deputet i zgjedhur, respekton ligjet e Kosovës, ma mirë është me i integru ne. Si do të fitonte Kosova, a me shku me Listën Serbe? Për kë punon Rashiqi apo Rakiqi? Të gjithë kanë punu deri tani me kë kanë dashtë” Nëse Adem Hodza që i bashkohet një grupi që është krejt UÇK, me pasë shku te Albin Kurti, ish kanë serb i mirë, si Ivanoviqi që ka vra shqiptarë” , tha ai.