19:06 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj me shumë miq ecin në natyrën e bukur të Istogut, e në fund të ditës edhe ushqehen mirë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj njihet për jetën e tij aktive sa i përket sportit në përgjithësi.

Por Haradinaj nuk lë anash as ecjet nëpër bjeshkë të ndryshme.

Këtë vikend ai zgjodhi që të ecte nga komuna e bukur e Istogut drejt Lugut të Butë, transmeton Indeksonline.

Bashkë me miq të shumtë, Haradinaj u prit nga mik i tij Gani Dreshaj.

Padyshim se aty nuk munguan edhe të mirat ushqimore, që shqiptarët gjithmonë i kanë pasur si rregull të parë kur presin miqtë. Kësisoj ky vikend për Haradinajn e të tjerët ishte mëse i përsosur, larg Prishtinës, në ajër të pastër e në natyrë fantastike./Indeksonline/