75 Mall Live Search
17:36 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / Z S

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur tubim në Korishë.

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradianj para banorëve të Korishtës ka premtuar ujë të mjaftushëm për pije e uitje e po ashtu ulje të energjisë elektrike.

‘’Nuk munda pa ardhë me i taku banorët e Korishës. Bujarë e punëtorë, që menjëherë pas luftës për liri, ku bënë sakrifica të mëdha për vendin, iu përveshën punës.Ju dhashë fjalën që do ta kenë mbështetjen e shtetit, subvencione për bujqësi, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje.Në Kosovën ku fitojnë të gjithë, fshatrat si Korisha do e kenë mundësinë e përparimit të hovshëm. Garantova që çmimi i energjisë nuk do të ngritët dhe do të ulet të paktën për 20%. Që çlirimtarët do të gëzojnë pensionin pa shkëputje nga puna;;, ka shkruar Haradinaj.

Çelësi i zhvillimit tonë është anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me Amerikën, Kosova është mirënjohëse për ata që ishin me ne që nga fillet e angazhimit për liri, e vazhdojnë të na qëndrojnë edhe sot, si mbështetës të shtetit dhe garantues të sigurisë sonë, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/