Haradinaj merr pëlqimin e kryetarëve të AAK-së në komuna, për qeverisjen me LDK-në

Kryetari i AAK-sw, Ramush Haradinaj sot ka takuar kryetarwt e komunave tw udhwhequra nga kjo parti.
Haradinaj ka thwnw se prioritetet e AAK-sw dhe pwrgjegjwsitw janw në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
“Gjatë ditës së sotme kam zhvilluar një takim pune me kryetarët e Komunave, të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe masat e ndërmarra nga Komunat në këtë kohë kritike. Poashtu, shqyrtuam prioritetet e AAK-së dhe përgjegjësitë tona në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme. Aleanca konsideron se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës”, ka shkruar ai./IndeksOnline/