08:40 / E Martë, 18 Korrik 2023 / AR

Haradinaj merr pjesë në formimin e strukturave të AAK-së në Reutlingen, këta janë drejtuesit e nëndegës

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës(AAK), për Gjermani mbajti sot mbajti takim me bashkatdhetarët në Reutlingen, republika Baden Württemberg.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, kryetari i AAK-së për Bavari, Selim Hoti, si dhe aktivistë të tjerë të AAK-së.

Me këtë rast u formua Nëndega e AAK-së në Reutlingen. Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Pjeter Gjokaj, nënkryetar Bajram Asllanaj, sekretar Hasan Hadergjonaj, anëtar i Kryesisë Kushtrim Idrizaj dhe koornidator Bekim Elezaj.

Kryrtari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij, tha se diaspora është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.

“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, theksoi Haradinaj.

Bashkatdhetarëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj. Duke folur për organizimin e AAK-së në Gjermani, Blakaj tha se si rezultat i punës së përbashkët, AAK-së në Gjermani i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve, në mesin e tyre njerëz të suksesshëm në biznes e në fusha të tjera, disa nga të cilët tashmë kanë investuar në Kosovë, e disa të tjerë, të cilët kanë projekte konkrete për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Bazuar në gjendjen në Kosovë, veçmas në veri, e vetmja forcë politike që mund t’i vendos gjerat në binarë të duhur është AAK-ja, është lideri Ramush Haradinaj”, tha Blakaj.

Në këtë takim folën edhe kryetarë komunash e deputetë të Kuvendit nga radhës e AAK-së.