75 Mall Live Search
19:03 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / MSH

Haradinaj merr zemër në Viti, shpalos programin qeverisës

Koalicioni AAK-NISMA sot ishte në Viti, me premtimet që ky qytet nuk do të mbetet anash.

Përmes një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, me pagë mesatare mbi 1000 euro.

“Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim.

Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%”, ishin vetëm disa nga premtimet e Haradinajt në këtë tubim.

Ai u shpreh se me të në krye të qeverisë, Kosova do të anëtarësohet në NATO.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kosova Fituese 137 – fitore për Vitinë e mbarë vendin!

Vitia nuk do të mbetet anash, siç e la ky pushtet, por, do ta ketë dorën e qeverisë qendrore, ujë të mjaftueshëm për pije dhe ujitje; lidhje me autostradën e ndërtuar në kohën tonë.

Nuk do të ketë pagë as pension nën 500 euro, e paga mesatare do të jetë mbi 1000.

Shteti do të mbështet financiarisht punëkërkuesit deri në punësim.

Çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të paktën 20%.

Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset, partnere me shtetin, hisenike në projektet kapitale publike.

Për hapjen e bizneseve të reja, të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.

Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.

Me Kosovën përkrah Amerikës dhe aleatëve strategjik, antarësimin direkt në NATO, do të hapen mundësi të mëdha për investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik. Ja sot ja kurrë – 137.

137 Për Kosovën Fituese