75 Mall Live Search
20:44 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / Z S

Haradinaj: Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar

Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar.

Kështu është shprehur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas vizitës në familjen Muçaj në Llukë të Deçanit.

”Mikpritja tradicionale shqiptare është thesar që ruan e kultivon identitetin tonë kombëtar. Në Llukë të Deçanit, në familjen Muçaj, me shumë miq e bashkëluftëtarë dhe bashkatdhetarë, përjetova traditën tonë të lashtë të mikpritjes”, ka shkruar ai.

May be an image of 5 people

Familjet si Muçajt janë shtylla të forta të shoqërisë, që ruajnë e përçojnë tek brezat e rinj vlerat më të çmuara të kombit tonë, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/