Haradinaj: Mirënjohës ekipeve të cilët arritën të kthejnë energjinë elektrike në Mitrovicë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur mirënjohës ndaj ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, të cilët arritën që në afat rekord ta sanojnë gjendjen e shkaktuar nga prishja e trafos kryesore në Mitrovicë.
Haradinaj shtoi se ashtu siç është paralajmëruar dje,shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike dhe se për pak do të mbulohet tërë konsumi, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, të cilat pas një pune vetmohuese, arritën që në afat rekord ta sanojnë gjendjen e shkaktuar nga prishja e trafos kryesore në Mitrovicë. Ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike, dhe për pak kohë do të mbulohet tërë konsumi, falë angazhimit të palodhshëm dhe profesional të këtyre ekipeve.
RH