Haradinaj: Mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar të gjithë ata që u sakrifikuan për atdheun.
“Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, ka shkruar ai mes tjerash në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit.
RH