Haradinaj mirëpret kërkesën e Thaçit për rritjen e pagave për FSK
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për rritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-së.
Në konferencën për media pas Mbledhjes së Qeverisë, Haraidnaj ka thënë se kurdo që të jepet propozimi konkret do të mirëpresin këtë kërkesë dhe do ta shqyrtojnë.
Ata kanë dhënë një listë me tema. Të gjitha temat kanë legjitimitet, sot ne e kryem t parën ligjin për dialogut dhe kemi edhe ligje tjera që janë
“Për rritjen e pagave ne e presim si Qeveri për çdo institucion, sidomos për Forcën, i mirëpresim kurdo që i jepet propozimi konkret dhe do e shqyrtojmë atë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa sa i përket rezolutës së PSD-së, në të cilën është edhe kërkesa për shkarkimi e ministrit të Bujqësisë, Nenand Rikallo, Haradinaj ka thënë se kjo kërkesë ka legjitimitetin e vet dhe si e tillë do të trajtohet, por nuk dihet ende se kur.
“Ka legjitimitetin e vet dhe si e tillë do të trajtohet, por për data mos me thoni”, ka thënë ai./Indeksonline/
