75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Z S

Haradinaj mirëpritet nga të rinjët në Ferizaj

Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50, Daut Haradinaj, zhvilloi takime me të rinjtë dhe qytetarët e këtij rajoni.

Daut Haradinaj, i shoqëruar nga kolegë të shumtë garues, vlerësoi energjinë dhe përkushtimin e rinisë ferizajase, duke theksuar se mbështetja e tyre është shtylla kryesore për një të ardhme më të mirë.

“Faleminderit, rini ferizajase, për energjinë dhe besimin. Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin,” u shpreh Haradinaj, duke ndarë entuziazmin për mbështetjen e madhe që po merr në këtë fushatë.

May be an image of 3 people, drink and crowd