Haradinaj: Mjerë ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë

Daut Haradinaj ka komentuar veprimet e fundit të shtetit të Serbisë, i cili ka vendosur të rreshtohet përkrah Rusisë, në luftën kundër Ukrainës.
“I mjerë është ai vend ku ministri i Mbrojtjes e nderon një kriminel lufte. I mjerë është ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.Kjo flet se sa larg botës normale është Serbia!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se krenohet që Kosova është e rreshtuar përkrah NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa uron që të tjerët të shohin fytyrën e vërtetë të Serbisë.
“Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne.Jam krenar që populli ynë është rreshtuar me Amerikën dhe NATO” ka përfunduar Haradinaj.