Haradinaj: Mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Kompaninë e Pastrimit në Prishtinë.
Ai tha se kjo kompani e përbërë prej 800 punëtorëve, ka sfida të mëdha dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme.
“Sot vizitova kompaninë e pastrimit dhe ndava disa momente me stafin dhe punëtorët e kësaj kompanie që ka në tërësi rreth 800 punëtorë.
Sfidat e tyre janë të mëdha, dhe apeli i tyre është për mobilizim sa më të madh për mirëmbajtjen e Prishtinës të pastër dhe të shëndetshme.
Ju premtova përkrahje të parezervë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.