10:03 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Mos e dëmtoni tuajën, institucionet janë të popullit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka filluar të pastrojë bashkë me shumë njerëz të tjerë ngjyrën e cila u hodh dje në drejtim të qeverisë nga qytetarë të cilët kishin dalë të protestonin dhe të kërkonin drejtësi për Astrit Deharin, i cili humbi jetën përderisa ishte i burgosur.

Sot kryeministri Haradinaj ka thënë se vetë ka humbur njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj dhe që humbjen e familjarëve e ndjen thellë dhe ka shumë respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbje, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se duhet respekt për protestuesit por që shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Ky është postimi i plotë:

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.
Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH