Haradinaj: Mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut ka thënë se Kosova mund të krenohet megarantimin e të drejtave për çdo komunitet.
Duke thënë se Kosova po ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, Haradinaj ka publikuar edhe një letër me të cilën i është drejtuar ditë më parë anëtarëve të Grupit Koordinues Ndërministror për të drejtat e njeriut.
Përmes kësaj letre ai ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse në këtë mekanizëm që t ofrojnë të gjitha të dhënat, mbi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra të cilat kanë përmbushur dhe avancuar tëdrejtat e qytetarëve në të gjitha aspektet e jetës për vitin 2018 dheprioritetet për vitin 2019.
Ai ka thënë se ky dokument duhet të paraqitet deri më 7 janar 2019.
“Kosova ndjekë praktikat më të mira tëshoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interesthelbësor. Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndervarura, qofshin të drejta civile apo politike. Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, k a shkruar Haradinaj./Indeksonline/
