Haradinaj ndan nesër para kundër ISIS-it

Shefi i ekzekutivit në detyrë, Ramush Haradinaj, për nesër ka thirrur mbledhje të Qeverisë.
Në rend dite është vetëm një çështje.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme.
Kjo është mbledhja e 116 me radhë e Qeverisë Haradinaj, ndërsa ajo mbahet në ora 13:00.
