21:04 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Ndarjen e Kosovës e kam penguar unë, Kurti ka bërë disa gabime në dëm të vendit

Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Haradinaj thotë se kryeministri në detyrë ka bërë disa gabime të cilat kanë qenë të kushtueshme për vendin.

“Kurti ka bërë disa gabine në dëm të vendit, rreshtimi i tij dhe dhënia përkrahje e disa koncepteve majtiste jo vec evropiane por edhe më gjere na i kanë nda rrugtë”,  tha Haradinaj.

“Pengimin e ndarjes së Kosovës e kam kry unë, nuk është më në tavolinë s’mund ta rikthen askush. Kushdo që flet për ndarjen humbë kohë. Z.Kurti nuk ka këkru ndihmen për asnjë temë, përkundrazi ka pas çasje fyese. Nuk më është ofru mundësia me i japë përkrahje për çfarëdo teme”, ka thënë Haradinaj për Çim Peka, transmeton Indeksonline.

“Kurti është vetë-knaqë me veten, duhet me qenë real ai ka eksperimentu vet me mënyrën si e ka rrëzu vet qeverine”, ka thënë tutje ai. /Indeksonline/