75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Haradinaj nderon vëllain e dy Heronjve, Fadil Fazliun

Kretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për Fadil Fazliun, vëllau i dy heronjëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Haradinaj e nderoi Fadil Fazliun për kontributin jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.

‘Familja Fazliu nga Llausha e Besianës, me traditë atdhetare liridashëse, kontribuoi për Atdheun në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri.

Fahriu ishte prej udhëheqësve kryesorë të lëvizjes për liri, deri në rënien e tij heroike në nëntor të vitit 1989. Vëllai tjetër Bahriu, intelektual, vizionar e luftëtar lirie, ra heroikisht në përballje me armikun në majin e vitit 1998.

Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, ishte tërë kohën përkrah aktivitetit kombëtar, bashkë me vëllezërit e tij, duke vazhduar edhe pas çlirimit kontributin në ndërtimin e vendit.

Sot me respektin më të madh, Fadilit i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare’, ka shkruar Haradinaj.