14:09 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Haradinaj ndjek vetëm dy persona në Instagram, Anita: Mua më ndjek nga halli, atë nga qejfi

Ramush Haradinaj ndiqet nga një numër shumë i madh ndjekësish në rrjetet sociale por ai vet ndjek vetëm dy persona.

Bashkëshorten e tij, Anitën dhe Loredanën.

Së fundmi Anita ka folur lidhur me këtë e shkëputur nga provat e ‘’Dance Albania’’ ku momentalisht është në garë.

E pyetur nga moderatori se a e din kë ndjek Ramushi në Instagram, përgjigjja e Anitës ishte epike.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hanë. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi,”-tregoi gazetarja duke qeshur.