12:56 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në 20-vjetorin e NATO-s, i bën thirrje Serbisë për pajtim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e 20 vjetorit të NATO-së, ka thënë se sot i ngjason verës se 99-ës të gjithë bashkë të lirë.

Haradinaj ka falendëruar Clinton për mbështetjen dhe që ndali frenat e vdekjes dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Kjo ditë ngjason  jo qershorit, por verës 99-të kur jemi bashkë të lirë në Kosovë. Ka qenë knaqësi me ecë lirshëm pas gjitha vuajtjeve që ka kaluar populli. Me lejoni të përshendes familjarët e të rënëve për liri. Për shumë kohë, populli ynë ka kërkuar lirinë, brezat janë flijuar, populli priste nga zoti ndihmën. UÇK qëndroi me ne. Spastrimi etnik dhe frenat e vdekjes u ndalën nga ju President Clinton. Ju me aviona ndalet trenat e vdekjes e spastrimin. Sot populli ju falënderon për jetë. Kosova sot është një derë e re në rajon dhe sjell paqe për të gjithë ne. Kosova është e gjithë neve që jetojmë këtu,  shqiptarëve dhe gjithë komuniteteve që jetojnë këtu”, ka thënë Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje Serbisë për pajtim dhe që të njeh Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Kosova është e gatshme për mu pajtu dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. Këtë e bëjmë edhe në shenjë të falënderimit që na ka jep BE, për gjithë ndihmën që na kanë jep. Zoti e bekoftë Kosovën, aleatët, Amerikën”, ka thënë Kryeministri Haradinaj./Indeksonline/