75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit: Rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së

Në 22-vjetorin e masakrës që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë dëshmorë 21 persona, Daut Haradinaj, nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, ka thënë se datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tone, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ky rrugëtim, njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin.

Datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tonë. 21 dëshmorë dhe 9 martirë ranë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Ky rrugëtim, njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin, atë ditë pothuajshe burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, secili më trim se tjetri, secili më guximtar e të gatshëm për sakrificë.

“Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Lavdi!