14:56 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Në Ambasadën Amerikane shkoj si në shtëpi time, perfekt është

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë se pse takimi i fundit është mbajtur në rezidencën e Ambasadës Amerikane, dhe jo në Qeveri.

Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ai ka shkuar në Ambasadën Amerikane dhe se shkon gjithmonë me qef.

“Para se me kanë shtet, pasi jemi bërë shtet, ne gjithmonë kemi shkuar atje. Perfekt është, si ditën, si natën, shkoj me qef. Ardhja e Hale është nder për Kosovën. Është i deleguar i Amerikës për krejt globin, dhe i falënderohem që ka gjetur kohë edhe për Kosovën. Është e vërtetë që kemi disa dallime në ide, por ne kemi unitet sa i përket platformës” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/