75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1 647 persona.

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit ka thënë se është kërkesë e familjarëve të të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë.

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa praninë e mediave./Indeksonline/