75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në konferencë: Flet për takimin në Berlin, anulimin e Samitit të Parisit dhe veprimin e Veselit

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas takimit, Haradinaj është paraqitur në një konferencë për media.

Shefi i ekzkeutivit ka folur për disa tema, duke nisur rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anulimin e Samitit të Parisit si dhe veprimet e fundit të Kadri Veselit për shkarkimin e personave me aktkauzë.

“Mendojë që është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjedh. Ballafaqimi i delegacionit teknik ka konfirmuar se e vetmja çështje pa u zgjedh është njohja. Hajr është se është sqaruar shumë mirë se çka mundet me pas zgjidhje. Takimi ishte formal, jo publik. Delegacionit e dy palëve janë taku. Nikoqirë ka qenë Zyra e Kancelares Gjermane. Partnerët e koalicionit kanë qenë paraprakisht të njoftuara. Asociacioni s’ka qenë fare temë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Haradinaj theksoi se s’ka infromacoine për shtyjren e takimit të Prishtinës dhe Beogradit në Paris, shkruan Indeksonline

“Arsyeja pse është shtyrë Parisi nuk i di. Por një gjë mund të ju konfirmojë se Kosova është palë serioze. Dialogu e ndihmon atmosferën politike, por nuk është kusht për vizat. Konsiderojmë vetëm të hyjë në agjent dite, në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ai.

Në fund, Haradinaj u pyet edhe për veprimin e Veselit për largimin e personave që kanë aktakuza.

“Ne jemi qeveri e koalicionit, çdo partner i koalicionit merr vendim për vete. Unë s’muj me ndiu ne vendime të PDK-së. Ata i kanë dinamikat e veta, kanë qenë gjatë në pushtet dhe kanë arsye pse kanë vepruar ashtu. Nuk kam informata që ka përgatitje për zgjedhje, 2021 janë zgjedhje. Të gjithë e shohin se kush po punon për shtetin dhe kush po mundohet të bëjë poena artificial”, është shprehur ai. /Indeksonline/