75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Z S

Haradinaj në Kongresin Amerikan: Koha është tani – Kosova e gatshme për NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para Kongresit Amerikan, theksoi se Kosova ka përfunduar implementimin e Planit dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe SHBA-së

Ai njoftoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe është gati për anëtarësim në NATO, duke shtuar: “Koha është tani.”

Postimi i plotë:

Porosia ime në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill

ishte e shkurtër, “Koha është tani”

Të nderuar,

Të nderuar kongresmenë,

Miq,

I nderuar Fatmir!

Së pari, falëminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Unë mund t’ju sjell vetëm lajme të mira.

Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria jonë, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.

Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO.

Koha është tani.