75 Mall Live Search
13:18 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

Haradinaj: Në Likoshan dhe Çirez nisi kapitulli i ri i luftës sonë për çlirim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit në 23 vjetorin e betejës.

Haradinaj tha se flijimi i tyre ishte frymëzim për brezat e ri për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

“Njëzet e tre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme!”.