75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në përvjetorin e Inspektoratit: Mburrem me Policinë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Inspektoratit Policor.

Ai para të pranishmëve është shprehur krenar me sukseset dhe të arritura e Policisë.

“Jemi të një mision që na bënë krenar me suksesin e vet. Ne emër të Qeverisë, iu urojë përvjetorin e Inspektoratit. Urime për punën dhe sukseset. Suksese edhe me tutje. Një thënje që përmendet “dikush gjithë të sheh”. Edhe mu me sheh familja, me sheh ligji, kushtetuta, opozita… Pra, dikush na sheh. Dhe mua me vjen mirë që ka kush e sheh Policinë tonë dhe unë ju përgëzoj. Mburrem me Policinë, sukseset dhe të arritura. Është tepër e rëndësishme fuqizimi i punës së Inspektoratit Policor. Cila është formula që të kemi sukses. Jemi një vend i ri, me sfida ekonomike, papunësinë, sida e institucioneve të reja”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj folur edhe për masat e marra për fuqizimin e ligjit dhe rendit.

“Mirëpo, Qeveria që udhëheqë ka marrë masa direkte për fuqizimin e ligjit dhe rendit. Me guxim kemi vepruar në këtë drejtim. Kemi ngritur pagat për prokuror dhe gjyqësor. Si ka ndodh ky vendim dhe pse, është diskutuar shumë herë. Ky vendim është dëshmi që populli e kupton rëndësinë e gjyqësorit. Është rritur numri i prokurorëve e gjyqëtarëve dhe do të vazhdojmë të rrisim. Kemi bërë veprime konkrete, dhe kemi ende. Është e pakuptimit, të mos ketë ligj për pensione të dinijitetshme për Policinë”, ka thënë ndër të tjerash Haradinaj./Indeksonline/