75 Mall Live Search
20:44 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në Prilep të Deçanit, viziton lapidarin e dëshmorit Beqir Qufaj dhe familjen e tij

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar lapidarin e dëshmorit Beqir Qufaj dhe familjen e tij në Prilep të Deçanit.

Haradinaj i është shprehur mirënjohës Prilepit për atë se çfarë kanë bërë për vendin, transmeton Indeksonline.

“Sot isha i nderuar në fshatin Prilep të Deçanit ku takova shumë burra qe në kohën e luftës ishin në ballë të frontit. Vizitova lapidarin e dëshmorit Beqir Qufaj dhe familjen e tij.
Konaku plot i familjes Lokaj që i dha Kosovës dy dëshmorë të bënë të ndjehesh krenar.
Prilep, u jam mirënjohës përjetë për krejt çka keni bërë dhe po bëni për vendin”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/