20:21 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj në Rahovec: “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”

Ramush Haradinaj sot ka vizituar Rahovecin.

Ai aty takoi kryetarin Smajl Latifi, dhe bashkëbiseduan me sipërmarrësit për pozitën e tyre në treg, si dhe për impaktin e rëndësinë e taksës 100% ndaj mallrave serbe, shkruan Indeksonline.

Më tutje Haradinaj tha se e shpalli të hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme edhe në nëndegën Dejnë.

Postimi i plotë:

Në Rahovec, me kryetarin Smajl Latifi, bashkëbiseduam me sipërmarrësit për pozitën e tyre në treg, si dhe për impaktin e rëndësinë e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Poashtu, zhvillova takim pune me degën e AAK-së në Rahovec, me ç’rast shpallëm të hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme edhe në nëndegën Dejnë.

Gjatë ditës së sotme, qëndrova edhe për vizitë ngushëlluese në familjet Dellova dhe Hajda.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”./Indeksonline/