75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në Rahovec premton rritje të subvencioneve për vreshtari, perimtari e drithëra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte sonte në Rahovec, ku para qytetarëve të Rahovecit ka folur për të arriturat e qeverisjes së deritashme dhe planet për të ardhmen.

Haradinaj para rahovecasve ka zbuluar edhe premtimet e tij për të ardhmen, duke përfshirë rritje të subvencioneve.

“Sot iu kam dhënë një premtim vreshtarëve, verëtarëve e perimtarëve. E kemi një memorandum që do ta arrijmë bashkë. Aty përfshihet rritja e kuotës në vreshtari, nga 1000 sa është tash në 1300 euro për hektar, në perimtari nga 300 në 600 euro dhe në drithëra prej 150 në 300”, ka thënë Haradinaj.