16:22 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj në Senatin Amerikan: Duhet të jemi më të fortë nga kërcënimet e sigurisë së Kinës dhe Rusisë

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, këto ditë ka qëndruar në Amerikë.

Sot ai ka marrë pjesë në Senatin Amerikan, forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones.

Aty është diskutuar për temën e kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike, nga Kina dhe Rusia.

Postimi i plotë:

Sot në Senatin Amerikan, mora pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Jim Jones, rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë duke e përfshi edhe atë kibernetike. Në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresmenëve të SHBA si dhe udhëheqësve nga Europa Juglindore, diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit.

Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet Kineze dhe Ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë Kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G.

Kosova me krenari është rreshtuar ne krah të SHBA-ve dhe partnerëve të saj dhe ky qëndrim i qartë forcon partneritetin dhe miqësinë.