Haradinaj në takim me ambasadorin gjerman, këto janë temat që u diskutuan
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin gjerman, Christian Heldt.
Gjatë këtij takimi Haradinaj dhe Heldt kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.
Haradinaj tha se bashkë me Heldt janë dakorduar për fuqizimin e punës, në jetësimin e projektit më të rëndësishëm bilateral ITP, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt me të cilin biseduam për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.
U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin.
RH