75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me Atifete Jahjagën, tregon se çfarë biseduan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim ish-presidentin e vendit, Atifete Jahjaga.

Temë e diskutimit ka qenë bashkënrendimi i veprimeve për 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës.

Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/