13:42 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në takim me Moore: Kosova thellësisht e interesuar për marrëveshje finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë, transmeton Indeksonline.

Sipas Haradinajt, Kosova ka folur me një zë dhe për këtë ka votuar në Kuvend, Ligjin dhe Platformën për dialog me Serbinë.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë.

Kosova ka folur me një zë dhë për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. /Indeksonline/