75 Mall Live Search
21:55 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / S Z

Haradinaj: Ne u fokusuam te pasojat që besuam që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar votuesit e Aleancës për votën e tyre, më pas shpjegoi se AAK u fokusua te “pasojat që mund të jenë shkatërruese për Kosovën”.

“54 mijë e 729 qytetarëve, votuesve, si në Kosovë e në diasporëdua  t’i falënderoj për votën ndaj Aleancës. Është një përgjegjësi”, tha Haradinaj në Pressing.

Tutje Haradinaj tha; “E kemi ballafaqu qeverinë Kurti, politikat e qeverisë, pasojat e kësaj politike, e kësaj qeverisje për Kosovën, për humbjet dhe në vazhdimësi jemi fokusu te disa prej atyre pasojave që kemi besu që mund të jenë shkatërrimtare për Kosovën”.

“Pasoja e krijimit të mosbesimit me aleatët e sigurisë, të gjithë e kemi paralajmëru që kur krijohet mosbesim shfrytëzohet prej armiqve tanë, gjë që na ndodhi në Banjska”, vijon Haradinaj.

“E kemi alarmu Kosovën për pengimin e farbrikave apo kapaciteteve të reja me prodhu energji nga VVja. Kemi tregu që ka me u rritë çmimi i energjisë, kemi me pagu shtrejtë, kemi me ble energjinë, për hatër të do njerëzve që janë rreth tij..”, tha tutje ai.