Haradinaj në varrimin e Anton Berishës, i ndan medaljen post mortum “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-diplomatit, Anton Berisha, i cili vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër.
Në këtë ceremoni, Haradinaj ka ndarë për Berishën medaljen post mortum “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka publikuar pamje nga varrimi, teksa ka thënë se kujtimi për të mbetet i paharruar.

“Lamtumirë, Anton Berisha. I paharruar kujtimi për ty!”, ka shkruar Haradinaj.
