75 Mall Live Search
18:27 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj në vizitë te familja e Krasniqit: Kosova përulet para veprës dhe sakrificës të dëshmorëve tanë

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke qëndruar në komunën e Pejës, përcjellë Indeksonline.

Ai me këtë rast, ka vizituar babain e heroit Përparim Krasniqi, Xhafer Krasniqin.

Haradinaj për vizitën ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Image may contain: 1 person, sitting, beard and indoor

“Në Vranoc të Pejës, vizitë në shtëpinë e Xhafer Krasniqit, babait të heroit Përparim Krasniqi dhe axhës së heroit Adrian Krasniqi.
Kosova përjetësisht përulet para veprës dhe sakrificës për liri, të dëshmorëve dhe heronjve tanë!”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor