75 Mall Live Search
18:09 / E Premte, 10 Maj 2024 / MSH

Haradinaj në Zvicër: Mbështetja për AAK-në po rritet, bashkë do ta kthejmë Kosovën drejt rrugës së zhvillimit e integrimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Zvicër.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, pata kënaqësinë të zhvilloj drekë pune me Kryesinë e sapo zgjedhur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë shtet. Shfrytëzova rastin t’i falënderoj kolegët që deri më tani kanë udhëhequr me Aleancën në Zvicër, ndërkaq udhëheqësinë e re në krye me Kryetarin Ndrec Thaqin u dëshirova suksese në përgjegjësitë e reja.

Gjatë takimit me ta, i informova për situaten politike e te sigurise ne Kosovë, gjithashtu diskutuam per proceset ne fazat vijuese qe na presin si Aleance e si Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja për Aleancën nga diaspora, do të jetë burim i fortë i inkurajimit për t’i kaluar bashkë vështirësitë me të cilat po përballet Kosova.

May be an image of 3 people and table

“Mbështetja për Aleancën nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe në të gjithë diasporën, është një burim i fortë i inkurajimit për të punuar bashkë që të kalojmë vështirësitë me të cilat po përballet vendi si pasojë e kësaj qeverie.

Bashkë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike, në koordinim të plotë me aleatët tanë të përhershëm në krye me Amerikën”, është shprehur Haradinaj.

https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/441896473_998120941679254_6592506801109756688_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=penR7PCnY58Q7kNvgF6FOAR&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=00_AYDcpRqQIA_VkFvFvREceE6MgpdyTURg6k6SeZTiItryWQ&oe=66442A13