Haradinaj nënshkruan në Librin e Zisë në nderim të ish-presidentit Chirac
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Zisë, i cili është hapur sot në ambasadën e Francës në Prishtinë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac.
Haradinaj ka theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë ish-presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës sonë.
Postimi i Haradinajt:
Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë! Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac.