75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse Serbia vazhdon të paraqes një mini-Rusi në Ballkan, taksa do vazhdojë përjetësisht

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka potencuar edhe njëherë se Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi i vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe përderisa Serbia vazhdon me agresioni e njëjtë.

Në një konferencë për fundvit për gazetarët, Haradinaj ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet si një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa do vazhdojë përjetësisht.

“Sa i përket argumenteve apo arsyeshmërisë pse kemi ardhur deri te taksa dihet. Kosova ndodhet para një rreziku, agresioni të Serbisë. Masa përveç që është ekonomike është edhe në mbrojte të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Nëse e kemi parasysh buxhetin e Serbisë, atëherë një pjesë e kësaj shkon në blerje të armatimit dhe ata shkojnë i blejnë Moskë, dhe ne duke i siguruar Serbisë një treg të brendshëm, ia kemi dhënë mundësinë që të shkojnë në Moskë dhe të blejnë armatim. Nëse Sebria nuk ndryshon, është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht.

Nëse Serbia dëshiron të punojë me logjikën Evropiane dhe amerikane në Ballkan dhe dëshiron të merret me njohje reciproke do e kishim hequr sot apo sa më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, ai ka shtuar se i gjithë malli që ka ardhur në Kosovë, përara vendimit të taksës por që ka qenë i padoganuar nuk do i nënshtrohen taksës 100 për qind, pra kjo do të jetë një lehtësim për qytetarët që kanë pasur mallin e tyre të padoganuar.

Ai ka folur për prioritetin e Qeverisë së Kosovës për viitn 2019, duke thënë se fokusi i saj për vitin e ardhshëm do të jetë ekonomia e vendit.

“E ndjej se e kemi më në fund mundësinë si qeverisje t’ia kushtojmë ekonomisë vitin që vjen, ky është lajmi më i mirë.
Temat e infrastrukturës ligjore kanë arritur një përparim vërtetë të respektueshme dhe është në binarët e vet, avancimet që kanë ndodhur në dialog na mundësojnë që energjia jonë më e madhe t’i kushtohet ekonomisë”, ka deklaruar ai.

Fatmirësisht jemi në në një etapë tjetër të zhvillimeve dhe votimi i delegacionit shtetëror që është për bisedime ka gjetur përkrahjen e të gjithë neve, duke përfshirë edhe presidentin e Kosovës. Mendoj se kemi arritur në një kornizim të dialogut por ende nuk jemi në fazën finale.

Ndërsa sa i përket zëvendësministrave do e marrë në fillim të janarit një raport të punës së tyre. Ka zëvendësministra të mirë, e di që ka shumë zëvendësministra po ka edhe të mirë.

Sa i përket plaçkitjeve që po ndodhin kohëve të fundit mund të them mekanizmat e sigurisë kanë në fokus pikërisht këtë gjë, pra kjo gjë është shumë në fokus, kaq mund të them.

E pash një reagim të ish kryeminsitrit Mustafa, me kujdesin më të madh më vije keq të debatojë me të sepse ai ka qenë 3 vjet në detyrë dhe në kohën e tij janë rritur bastoret dhe kazinot, jam i habitur me një çasje pse shqetësohet dikush nëse dëshirojmë t’i vendosim nën kontroll këtij biznesi, nëse dikush frikësohet se do ia mbyllim le të na tregojnë se për cilën e kanë fjalën, por nuk ka logjikë që një treg ka mbërritur kaotik, ku Qeveria dëshiron të vendos bazë ligjore, të vendos rregull ta shndërrojmë atë me pastrim parash. Kjo do të thotë se paskan pastruar para të gjithë të tjerët që kanë qenë në Qeveri para meje, sepse unë i kam gjetur kështu të zhvilluara, unë vijë pas 12 vjetëve pushtet, e i fundit ka qenë Mustafa”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/