Haradinaj nesër përsëri në KEK
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së nesërme do e vizitojë Korporatën Energjetike të Kosovës.
Vizita e kryeministrit Haradinaj pritet të fillojë në ora 15:00, transmeton Indeksonline.
Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e viziton KEK-un, pasi qysh në fillim të marrjes së pozitës, ai vizitoi këtë korporatë, duke premtuar zhvendosjen e e banorëve të Hades dhe Shipitullës, në mënyrë që eskavatorët e KEK-ut të mund të fillojnë punën./Indeksonline/