75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj nga Amerika: Vrasja e Al-Rimit – lajm i mirë dhe shumë pozitiv

SHBA-ja me urdhër të presidentit Donald Trump, zhvilloi një operacion kundër terrorizmit, në Jemen, ku u vra themeluesi dhe lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vrasja e Qasm al-Rimit është lajm i mirë dhe shumë pozitiv.

“Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në një sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.

Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah SHBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si edhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar ai./IndeksOnline/