75 Mall Live Search
20:14 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / F.R

Haradinaj nga Ferizaji: Aleanca është krah qytetarëve dhe vizionit të ri për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Ferizaji po i jep mbështetje të fuqishme Aleancës, duke e cilësuar këtë qytet si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit dhe punës në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se Ferizaji është “qyteti i njerëzve punëtorë, i punës, i bashkëjetesës dhe i zhvillimit”, duke e quajtur një motor të rëndësishëm të Kosovës moderne.

“Sot u pritëm nga shumë qytetarë që besojnë në këtë frymë dhe që shprehen të gatshëm t’i qëndrojnë krah Aleancës, duke kontribuar aktivisht në ndërtimin e një shteti më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar,” ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, kjo mbështetje është dëshmi se Ferizaji kërkon politika të punës, vendime të guximshme dhe një qeverisje që i shërben drejtpërdrejt qytetarit./IndeksOnline/