75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Haradinaj nga Gllogjani “godet” Vuçiqin, paralajmëron bashkim me Shqipërinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj derisa po zhvillohet Epopeja  e Dukagjinit, u është drejtuar të pranishmëve me fjalët se simbol i Kosovës është vetë populli i saj. Ai përmes një deklarate të bërë në këtë manifestim, ia ktheu presidentit serb Aleksander Vuçiq në lidhje me tentativën e tij për të bërë hartën e Kosovës me simbolet e tyre, të cilit i tha se do të marrë këtë përgjigje.

“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre, u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull i cili ndonëse mbi 1 milion u largua nga shtëpitë e veta, u kthye sërish në gërmadha. Pra, askush të mos provojë ta nëpërkëmbë Kosovën, Kosova ka histori të gjatë, Kosova edhe mijëra vjet do të jetë e popullit të vet, i atij që është”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse Kosova nuk merr vendin që i takon në OKB dhe NATO, ata nuk do të mbesin të vetëm.

“Ndërsa nëse nuk ka bëhet vendi i merituar në OKB dhe NATO, ne nuk mbesim vetëm, nuk mbesim pa familje, ne jemi kombi shqiptar”, tha Haradinaj.