75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 01 Shtator 2023 / L K

Haradinaj nga Hardh Festi me akuza drejt Qeverisë

Lideri i AAK së Ramush Haradinaj edhe nga Hardh Festi i Rahovecit i pati dy fjalë për institucionet e vendit.

Haradinaj tha Kosova nuk duhet të largohet nga aleatët e saj, por duhet të punojë fort që të ofrohet me ta.

“Du me i thanë dhe nja dy fjalë. Ne i kemi disa qëllime si vend.  Qëllim e kemi anëtarësimin në NATO dhe në  institucionet euroatlantike. . Nuk guxojmë me u largu prej aleatëve  tanë, por duhet te punojmë që të ofrohemi  me ta. Jemi demokraci dhe çdo herë ata që marrin besimin kanë përgjegjësitë e veta. Është rrezik nëse vonohemi në proceset  integruese , veçanërisht në nato,” tha Haradinaj./IndeksOnline/