75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nga Parisi pres qartësimin se a do të ketë marrëveshje këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Samitin e Parisit pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

Duke folur të enjten në RTK, ai ka thënë se pret që të kuptohet se a do të ketë marrëveshje në fundvit a po jo.

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari”, ka thënë ai. “Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.