10:59 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj nga Prekazi: Nuk ka ditë më të madhe se Dita e Jasharajve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk ka ditë më të madhe se Dita e Jasharajve, përcjellë Indeksonline.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se kjo ditë shënon ditën e rezistencës dhe luftës për liri.

“Nuk ka ditë më të madhe se Dita e Jasharajve! Kjo është ditë e rezistencës dhe e luftës për liri! Lavdi e nderim i përjetshëm për Jasharajt që u bënë pjesë e Epopesë së lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person, standing and outdoor
Image may contain: 3 people, suit